Nesër do të nis mësimi në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Kjo u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi.
Komuna thekson se ka ndërhyrë dhe menaxhuar suksesshëm situatën pas reshjeve të shumta.
“Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë”, thuhet në njoftimin transmeton Klankosova.tv.
Situata me vërshimet ka bërë që në të gjithë Kosovën, të shtyhet nisja e gjysmëvjetorit të dytë.


