Në kuadër të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, Komuna e Prishtinës ka vendosur të ndërmarrë masa të përkohshme për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga komuna, nesër do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të Parkut të Gërmisë.
Ky vendim përjashton disa grupe të caktuara të automjeteve, përfshirë autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe ato të shërbimeve të urgjencës dhe institucioneve të tjera si KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër” dhe inspektorët komunalë.
Në njoftim theksohet se qytetarët që do të dëshirojnë të shkojnë deri te pishinat në “Gërmi”, mund të udhëtojnë vetëm me autobusët e linjës 4 të Trafikut Urban, të cilët do të ofrojnë transportin e vetëm për këtë ditë.
Postimi i plotë:
NDALOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE NË DREJTIM TË PARKUT “GËRMIA” MË 1 MAJ 2025
Të dashur qytetarë,
Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maji, është lëshuar urdhëresë nga Kryetari i Kryeqytetit, përmes së cilës:
Ndalohen të gjitha automjetet private në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç:
Autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”
Automjeteve të Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it
Automjeteve të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”
Inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të lejuara
Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);