E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/komuna-e-podujeves-vazhdon-edhe-sot-me-dezinsektimit-e-hapesirave-publike11/Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike -...

https://klankosova.tv/komuna-e-podujeves-vazhdon-edhe-sot-me-dezinsektimit-e-hapesirave-publike11/Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike – Klan Kosova

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë procesi i dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.

Sipas njoftimit, dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

“Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe parqeve do të përsëritet gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 20:00”, u bë e ditur në njoftim.

“Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin sipas planit të dezinsektimit të hapësirave, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre”.

The post Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT