Komuna e Malishevës shpall “Qytetar Nderi” humanistin Halil Kastrati

Komuna e Malishevës shpall “Qytetar Nderi” humanistin Halil Kastrati

Më 17 shtator 2025, Komuna e Malishevës do të mbajë një mbledhje solemne të Kuvendit Komunal, në të cilën do të nderohet me çmimin “Qytetar Nderi” humanisti i njohur Halil Kastrati.

Ky vlerësim i jepet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të familjeve në nevojë në të gjitha trojet shqiptare, me theks të veçantë në Komunën e Malishevës.


Mbledhja solemne do të mbahet të mërkurën, më 17 shtator, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës.

Sipas rendit të ditës, mbledhja do të hapet nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, ndërsa fjalë rasti do të mbajnë kryetari i Komunës, kryesuesi i Kuvendit si dhe vetë z. Halil Kastrati. /Telegrafi/