Në Komunën e Malishevës kanë filluar aktivitetet e parapara për shënimin e manifestimit âEpopeja e UÃK-sëâ.
Në kumtesën për media bëhet e ditur se sot në të gjitha shkollat e komunës, orët e para të mësimit iu kushtuan âEpopesë së UÃK-sëâ, ndërsa u mbajt edhe një seancë solemne e Kuvendit të Komunës.
Aty u fol se si 27 vjet më parë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, familja Jashari luftoi dhe u flijua për lirinë e vendit.
Pas kësaj mbledhjeje, u bënë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në kompleksin memorial në Prekaz.
Tutje bëhet e ditur se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të përmbyllen më 7 mars me ndezjen e zjarreve dhe flakadanëve në kompleksin âKodra e UÃK-sëâ në Ngucat.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>