E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKomuna e Istogut subvencion prej 150 eurosh çdo nënë lehonë

Komuna e Istogut subvencion prej 150 eurosh çdo nënë lehonë

Komuna e Istogut ka njoftuar se nga data 1 gusht 2025, do të fillojë subvencionimi i të gjitha nënave lehona me shumën prej 150 eurosh për çdo rast lindjeje.

Vendimi është marrë nga kryetari i komunës, Ilir F. Ferati, si mbështetje për familjet e reja në këtë komunë, thuhet përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit zyrtar, çdo nënë ka të drejtë të aplikojë brenda një muaji nga data e lindjes së fëmijës, njofton Klankosova.tv.

Aplikimi bëhet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë (në katin përdhesë të objektit të Komunës), nga ora 09:00 deri në 16:00, çdo ditë pune.

The post Komuna e Istogut subvencion prej 150 eurosh çdo nënë lehonë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT