Komuna e Istogut angazhon ekipe emergjente për ndihmë bjeshkatarëve dhe fermerëve të bllokuar nga bora

Komuna e Istogut angazhon ekipe emergjente për ndihmë bjeshkatarëve dhe fermerëve të bllokuar nga bora

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se që nga orët e hershme të mëngjesit janë angazhuar ekipet emergjente për t’u dalë në ndihmë bjeshkatarëve dhe fermerëve që janë bllokuar si pasojë e reshjeve të borës në zonat malore të komunës, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, ekipet komunale janë në terren dhe po kujdesen që çdo bjeshkatar të marrë ndihmën e nevojshme, duke ofruar njëkohësisht mbështetje edhe për bagëtitë e tyre.


“Kujdesi për qytetarët dhe fermerët tanë mbetet prioritet. Bashkë do të jemi në secilën sfidë”, ka theksuar Ferati.

Komuna e Istogut ka apeluar për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga qytetarët derisa ekipet emergjente po vazhdojnë punën në terren. /Telegrafi/