Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se është zgjatur afati për aplikim në Thirrjen Publike për Shprehje Interesi në kuadër të nën-projektit “Rindërtimi/Renovimi i shtëpive private për familjet e cenueshme”.
Afati i ri i aplikimit është 19 shtator 2025 deri në ora 16:00.
Thirrja dhe kriteret e plota, si dhe formulari për aplikim, mund të gjenden në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit:
Projekti synon të mbështesë familjet që jetojnë në kushte të vështira banimi, duke ofruar mundësi për renovim ose rindërtim të shtëpive private. /Telegrafi/