Prishtina nuk e la Vëllaznimit të bëjë befasi.
Kryeqytetastit kanë arritur t’o mposhtin gjakovarët në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, për ta siguruar plasmanin në mesin e katër skuadrave që e synojnë trofeun, njofton Klankosova.tv.
Yakubu në pjesën e parë, dhe Gallapeni, Krasniqi e Ahmeti në të dytën, e kompletuan ‘pokerin’ për skuadrën më të trofeshme në Kosovë, që triumfoi 0-4.
Me rezultat të njejtë dhe me katër golashënues, një biletë për gjysmëfinale e siguroi edhe Drita.
Gjilanasit e deklasuan Prishtinën e Re, falë realizimeve të Brojës, Selmanit, Manajt e Zulfijit, raporton Klankosova.tv.
Pos “Intelektualëve” dhe “Plisave”, në këtë fazë të Kupës, kanë arritur edhe Llapi e Drenica.
Këta të fundit mbeten të vetmit nga Liga e Parë, që do ta vazhdojnë luftën për titullin e dytë për ka rëndësia në futbollin kosovar.
Më shumë detaje, sjellin kronikat e gazetarëve, Lutrim Islami dhe Bleron Ajeti!
The post Kompletohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës në futboll appeared first on Klan Kosova.