Në shënim të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së, qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme të vendit po vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Siç pritej, një numër i madh vizitorësh, të organizuar në grupe, i janë drejtuar kompleksit memorial për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.
Prekazi është mbushur me qytetarë, ndërsa vëmendje të veçantë kanë marrë edhe gjeneratat e reja. Shumë fëmijë dhe të rinj janë parë të veshur me uniforma të UÇK-së, duke brohoritur dhe kënduar këngë kushtuar Adem Jasharit,raportoi nga vendi i ngjarjes gazetarja e Klan Kosova, Amantina Hasani.


