Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se Bordi Ekzekutiv ka miratuar listën e propozuar të komisionit të sportit për bursat “Shpresat Olimpike 2026”, të cilat mbështeten nga KOK-u.
“46 bursistë të 19 sporteve të ndryshme olimpike do të mbështeten me bursa mujore prej 150 euro gjatë tërë vitit 2026”, thuhet në njoftim.
Në total, mbështetja vjetore shkon në 82 mijë e 800 euro.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


