Sot, në Venecia, u mbajt seanca e 114-të plenare e Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit – Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, në të cilën u miratua mendimi i përbashkët mbi Projektligjin për Prokurorinë Publike dhe Projektligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në mendimin e miratuar, Komisioni dha një vlerësim pozitiv për procesin dhe përmbajtjen e ligjeve të zhvilluara, duke përshëndetur përpjekjet reformuese të Ministrisë së Drejtësisë.
“U theksua se të dy projektligjet përputhen me standardet ndërkombëtare dhe zbatojnë të gjitha rekomandimet. U dhanë gjithashtu disa sugjerime shtesë për të përmirësuar tekstet ligjore. Kjo konfirmon se ligjet janë plotësisht në përputhje me parimet evropiane për profesionalizëm dhe efikasitet të shërbimit të prokurorisë publike, si dhe me standardet për funksionim transparent dhe të përgjegjshëm të Këshillit të Prokurorëve Publikë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Nga Ministria thonë se të dy ligjet janë pjesë e agjendës së reformave të Bashkimit Evropian me një afat përfundimtar dhjetorin e vitit 2025, tha Ministria e Drejtësisë në një deklaratë./Telegrafi/