Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeKomisionet Parlamentare të Kosovës mblidhen për të miratuar fushëveprimtaritë e tyre

Komisionet Parlamentare të Kosovës mblidhen për të miratuar fushëveprimtaritë e tyre

Sot, disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë mbledhje për të përcaktuar dhe miratuar fushëveprimtarinë e tyre për mandatin aktual.

Në orën 10:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të shqyrtojë hartimin e planit të tij të punës. Po në këtë orar, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji do të mblidhet për të miratuar fushëveprimin e tij.

Në orën 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë miratimin e fushëveprimit të Komisionit të tij.

Më pas, në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial do të shqyrtojë shpalljen e konkursit për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të KPK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT