Komentet nga “Qyteti i Policisë”, “Ishte zor me qenë polic, në kohën e UDB-së” (VIDEO)

Komentet nga “Qyteti i Policisë”, “Ishte zor me qenë polic, në kohën e UDB-së” (VIDEO)

Sot ishte qetësi në hapësirat e vetme të akademisë së sigurisë publike në vend.

Kjo pasi pikërisht në këtë ditë është caktuar të mbahet në Prishtinë manifestimi qendror për shënimin e 26-vjetorit të rihapjes së saj, me qëllim të nxjerrjes së kuadrove policorë në Kosovën e çliruar.

Në fakt, ky objekt që gjendet në Vushtrri ka shërbyer si akademi policore qysh nga viti 1971, ndërsa në disa periudha ka funksionuar edhe si qendër trajnimi ushtarak e ish-Jugosllavisë.

Banorët e këtushëm ndihen krenarë që nga kjo akademi sot dalin policët e shtetit të Kosovës.

Më e madhe se kjo, është krenaria për aftësimin profesional që iu ofrohet këtu policëve të rinj.

Vitet e para të paraluftës nuk konsiderohen të lehta për ata që synuan këtë profesion. Në të njëjtën linjë ishin edhe kushtet dhe mënyra e punës.

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, e rihapi Shkollën e Policisë. Në gjeneratën e parë u pranuan 176 kandidatë, të cilët të gjithë më pas diplomuan.

Nga viti 2011, me një ligj të veçantë, ky institucion u shndërrua në akademi të sigurisë publike. /Klankosova.tv

The post Komentet nga “Qyteti i Policisë”, “Ishte zor me qenë polic, në kohën e UDB-së” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.