Kombi pa targa godet veturën e policisë dhe ikën në Maqedoni – tre zyrtarë të lënduar

I dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit ende në arrati

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi vetura e tyre është goditur nga një kombi pa targa e cila dyshohej për kontrabandë.

Gjatë ndjekjes, i dyshuari pasi ka goditur automjetin, e ka braktisur të veten dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Tutje, policia bën të ditur se automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante.

The post Kombi pa targa godet veturën e policisë dhe ikën në Maqedoni – tre zyrtarë të lënduar appeared first on Klan Kosova.