E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKomandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s’jam...

Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s’jam shkarkuar

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, e ka konfirmuar për Klankosova.tv ka ofruar dorëheqjen e tij pas rastit të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

Në një prononcim për redaksinë, Gashi tha se akoma nuk ka vendim të ri, por që pret sot të caktohet në një pozitë tjetër brenda Policisë.

“E vërteta është që kam ofruar dorëheqjen morale, akoma nuk ka vendim të ri. Pres që sot me mu ndërru pozita, pas vendimit tim për dorëheqje.”, tha Gashi për Klankosova.tv

The post Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s’jam shkarkuar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT