E martë, 1 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/komandanti-i-kfor-it-per-bllokaden-ne-kuvend-mjedisi-i-sigurise-eshte-i-ndikuar-edhe-nga-situata-politike/Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i...

https://klankosova.tv/komandanti-i-kfor-it-per-bllokaden-ne-kuvend-mjedisi-i-sigurise-eshte-i-ndikuar-edhe-nga-situata-politike/Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike – Klan Kosova

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani foli për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pas 39-të seancave, duke shtuar se KFOR-i nuk ndërhynë në çështje politike të brendshme

Barduani thekson se edhe pse aktualisht nuk ka një ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme nga ky bllokim politik, ngërçi institucional është një zhvillim që ndiqet me kujdes nga misioni i NATO-s në Kosovë.

Ai nënvizon se “mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike”.

“Pikë së pari më lejoni të nënvizojë se si komandant i KFOR-it interesi im dhe detyrat e mia janë kryesisht dhe në përgjithësi ushtarake. Megjithatë nuk mund të mos e nënvizojë se mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike. Ne nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme të Kosovës por në të njëjtën kohë jemi duke i ndjekur zhvillimet politike në Kosovë duke përfshirë edhe zgjedhjet për parlament që janë mbajtur në shkurt”.

“Edhe pse nuk kemi pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejt në staginimin politik aktual në situatën e sigurisë, ne inkurajojmë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë të ecin përpara që është në të mirën e të gjitha palëve që po jetojnë në Kosovë”, ka thënë Barduani për RTV Dukagjini.

 

The post Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT