Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKomandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane nga...

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane nga Kosova

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është deklaruar rreth mundësisë së reduktimit të trupave amerikane në Kosovë.

Ulutash në një intervistë për RTV 21 deklaroi se s’ka ndonjë vendim të tillë.

“Përbërja dhe pozicionimi i KFOR-it rishikohen periodikisht dhe përshtaten sipas zhvillimit të rrethanave në mënyrë që misioni të mbetet efektiv. Aktualisht, nuk ka ndryshime të rëndësishme nën shqyrtim. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i operon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolin e tyre të përcaktuar si përgjegjës të sigurisë. SHBA-ja vazhdon të luaj një rol fundamental në mbështetje për një siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitet rajonal, përfshirë edhe në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të dislokuara në KFOR. Ato udhëheqin Komandën Rajonale Lindje të misionit tonë. Komanda Rajonale Lindje kontribuon në operacionet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra të ndryshme, duke përfshirë patrullime, trajnim dhe stërvitje, angazhim me përfaqësues të komuniteteve lokale dhe mbështetje për projekte rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik”, deklaroi Ulutash në RTV 21 transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT