Komandanti i FSK-së: Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut

news image

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut A5, e cila u mbajt në Tiranë dhe ku u diskutua për forcimin e sigurisë rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca u udhëhoq nga komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM) dhe njëkohësisht Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), ndërsa bashkëkryesohej nga Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina.

Në punime morën pjesë shefat e mbrojtjes të vendeve të rajonit dhe Adjutantët e Përgjithshëm të Gardave Kombëtare të shteteve partnere.

Gjatë fjalës së tij, gjeneral Jashari theksoi nevojën për anëtarësim të plotë të Kosovës në këtë nismë, duke vlerësuar se ky hap do të kontribuonte në më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të konferencës, ai zhvilloi takime bilaterale me Komandantin e EUCOM-it dhe SACEUR-in, Gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingjin.

Në përfundim, shtetet pjesëmarrëse ranë dakord se nisma të tilla janë të domosdoshme për forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/