E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeKolonel Gazmend Hoxha pritet në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit...

Kolonel Gazmend Hoxha pritet në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë

Sot në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ilir Proda, u prit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.
Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, si dhe të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira, transmeton Klankosova.tv
Përmes një postimi në Facebook, u bë e ditur se gjatë vizitës, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave mes dy policive, duke përfshirë organizimin e aksioneve të përbashkëta për parandalimin e trafiqeve dhe sigurinë publike.

“Delegacioni u mirëprit dhe u nderua nga drejtuesit dhe punonjësit e 2 njësive speciale. Këto vizita u realizuan për të parë nga afër organizimin, përvojën, si dhe metodologjitë e përdorura nga këto struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit, konkretisht: gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, gjatë menaxhimit të situatave emergjente, si dhe gjatë operacioneve policore kundër terrorizmit dhe për rastet e pengmarrjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

Në këtë takim, poashtu u dakordua për shtim të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe aksioneve të përbashkëta policore, të cilat do të rezultojnë me parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të armëve, lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore.

The post Kolonel Gazmend Hoxha pritet në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498