Gjatë ditëve të fundit, pikat kufitare po përballen me fluks të madh të qytetarëve, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh.
Kjo situatë po paraqitet veçanërisht problematike në disa nga pikat më të frekuentuara, si ajo me Kosovën dhe ajo me Maqedoninë e Veriut, në vendkalimin kufitar të Bllacës.
Sipas një qytetari që ka kontaktuar Klankosova.tv, pritjet në pikën kufitare në Bllacë po zgjasin me orë të tëra.
Sipas të njëjtit, kolona e automjeteve që presin për të hyrë në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut ka arritur deri në katër kilometra. /Klankosova.tv
The post Kolona të gjata nga Maqedonia e Veriut për të hyrë në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.