Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata për hyrje në vend
Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit të pushimeve, pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të shtuar të mërgimtarëve dhe qytetarëve që hyjnë në vend.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa pika kufitare janë regjistruar pritje të gjata, kryesisht në hyrje.
Pikat më të ngarkuara aktualisht janë Dheu i Bardhë me 2 orë pritje, më pas vijon Glloboqica me 1 orë e 30 minuta, më pas me nga gjysmë orë pritje në hyrje janë Bërnjaku dhe Jarinje.
Ndërsa në Muçibabë pritjet janë deri në 20 minuta.
The post Kolona të gjata në hyrje të vendit, 2 orë tek Dheu i Bardhë – mbi 1 orë e 30 minuta në Glloboqicë appeared first on Klan Kosova.