E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kolapsi-energjetik-haradinaj-i-qellimshem-dhe-i-ushqyer-nga-pazaret-e-tuxhareve-te-mafise-energjetike/“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve...

https://klankosova.tv/kolapsi-energjetik-haradinaj-i-qellimshem-dhe-i-ushqyer-nga-pazaret-e-tuxhareve-te-mafise-energjetike/“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike – Klan Kosova

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën me energji elektrike.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Kosova sot fle mbi thëngjill kurse në të njëjtën kohë nuk ka energji elektrike.

Sipas tij, krejt kjo situatë është e qëllimshme, kurse thotë se është e diktuar nga politika dhe e ushqyer “nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike”.

“Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Sot ranë të gjitha blloqet, aktualisht ka zero prodhim të energjisë elektrike nga KEK. Kjo nuk është rastësi, është rezultat i një kolapsi të qëllimshëm, i diktuar nga direktiva politike dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike, të cilët sot kontrollojnë tregtinë me rrymë”, u shpreh kreu i AAK-së.

Duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje, ai thotë se ishin pikërisht ata që sot i lanë qytetarët pa energji elektrike, e që dikur krenoheshin se e kishin ndalur ndërtimin e Termocentralit Kosova C dhe se kishin refuzuar gazsjellësin amerikan.

“I ndalën projektet strategjike për shtetin, për të hapur rrugën e abuzimit dhe të pasurimit për një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë. Pushtetin po e heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet: se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit në detyrë”, deklaroi Haradinaj.

KESCO gjatë ditës së sotme doli me një njoftim, duke thënë se nga nesër pritet që të ketë kolaps energjetik. /Klankosova.tv

The post “Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT