Një person është arrestuar pasditen e së hënës në Podujevës.
Pas kontrollit në shtëpinë e tij, policia i ka gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe një sasi të marihuanës.
Po ashtu, sipas njoftimit të organeve të rendit, aty është gjetur edhe një bluarës i narkotikëve dhe një peshore digjitale.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Podujevë / 13.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 8.25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 59.14 gramë marihuanë, një bluarës i narkotikëve dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
The post Kokainë e marihuanë në shtëpi, bie në pranga qytetari në Podujevë appeared first on Klan Kosova.