Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar Kampionati Botëror në Skitarinë Alpine “Saalbach 2025”, në Austri, ku sot janë zhvilluar garat në disiplinën e sllallomit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se për ekipin e vajzave të Kosovës, gara e sotme kryesore e sllallomit ishte e fundit.
“Për shkak edhe të kushteve të vështira, shumica e garueseve nuk arritën të mbyllin garën, mes tyre edhe skitaret tona: Lirika Deva, Kiana Kryeziu e Arba Pupovci”.
“Ndërkohë, tek meshkujt, u zhvillua gara kualifikuese. Klos Vokshi pati paraqitjen të mirë, duke përfunduar në vendin e 56-të”.
“Arbi Pupovci u rendit i 73-ti, ndërsa Drin Kokaj ishte i pafat, duke dalë nga shtegu në lëshimin e parë. Në total morën pjesë 138 garues, shumica e të cilëve nuk arritën të përfundojnë njërin nga dy lëshimet”, thuhet në njoftim.
Pavarësisht që Kokaj nuk përfundoi garën, falë pikëve më të mira në FIS për këtë disiplinë, ai u kualifikua për garën kryesore të sllallomit, që zhvillohet nesër.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>