Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKoha kur Kurti thoshte se më 4 mars duhet të zgjidhet presidenti...

Koha kur Kurti thoshte se më 4 mars duhet të zgjidhet presidenti ose shpallen zgjedhjet

Në një intervistë dhënë javë më parë, kryeministri Albin Kurti deklaronte se katër marsi është afati i fundit për ta zgjedhur presidentin e vendit.

Kurti, i cili refuzoi të flasë sot për zgjedhje të reja, ishte shprehur në një intervistë si vijon:

“Nëse nuk arrijnë ta zgjedhim presidentin ose ta rizgjedhim presidenten, e afati i fundit për këtë gjë është 4 marsi se natyrisht ekziston mundësia jo vetëm teorike, por edhe praktike, që ne të shkojmë prap në zgjedhje”, shkruan Nacionale.

Në një konferencë për media, Kurti të premten deklaroi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues/

Ai bëri thirrje që të pritet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendi nuk është kushtetuese, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuar shprehimisht nga Kushtetuta. Kjo përben edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese. Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbar e mirë si gjithnjë”, ka thënë Kurti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT