Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook tha se po flet privatisht me të gjithë akterët politikë dhe se të gjithë po pajtohen se kjo gjendje s’duhet të vazhdojë më.
Ai tha se zgjidhej ka vetëm se duhet lënë anash inatet dhe u shpreh se ka ardhur koha për të përvjelur mëngët dhe të rritet angazhimi.
“Me të gjithë akterët politikë po flas privatisht. Të gjithë po pajtohen: kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më. Kuvendi duhet të konstituohet. Zgjidhje ka – vetëm duhet me i lënë anash inatet”.
“Si duket, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin. Natyrisht, secili prej jush duhet me dhënë kontributin e vet – që së pari të ulen tensionet në publik. Të gjithë e kemi një qëllim: Me ndërtu shtetin tonë të përbashkët. Tjetër nuk kemi”, është shprehur Koci./Klankosova.tv
The post Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët appeared first on Klan Kosova.