Bllokada politike në vend u diskutua sot në Klan Kosova bashkë me avokatin Arianit Koci.
Koci i cili për disa javë kishte proitestuar në shenjë pakënaqësie lidhur me moskonstituimin e Kuvendit, ai tha se do të vazhdojë të shfaq mospajtimin e tij lidhur me këtë situatë.
“Ju e dini që unë pa ndalë kam protestuar. Kam protestuar për ta zgjidhur këtë ngërç politik. Situata nuk është e mirë. Meqenëse është kohë fushate, nuk dua të deklarohem në atë drejtim. Po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Përveç faktorit politik, një pjesë të fajit po ia lë edhe Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është dashur ta zvarris aq shumë”, theksoi avokati.
Sot është afati i fundit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe, për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komuniteti serb.
The post Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.