E martë, 1 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/koci-pas-vendimit-te-kushtetueses-bllokada-ka-emer-albin-ku1rti/Koci: Pas vendimit të Kushtetueses, bllokada ka emër - Albin Kurti -...

https://klankosova.tv/koci-pas-vendimit-te-kushtetueses-bllokada-ka-emer-albin-ku1rti/Koci: Pas vendimit të Kushtetueses, bllokada ka emër – Albin Kurti – Klan Kosova

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dështimit të 40-të me radhë të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke fajësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokadën politike.

Përmes një postimi në Facebook, Koci tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është bërë e qartë se përgjegjësia për krizën bie mbi Kurtin, njofton Klankosova.tv.

“Bllokada ka emër: Albin Kurti. Nëse nuk e ndalim, prej 40 do të bëhen 400 dështime,  deri në shkatërrimin total të shtetit”, shkroi ai.

Ai paralajmëroi se do të protestojë sërish para Kuvendit, duke e quajtur këtë veprim si një “mision për të çuar deri në fund betejën për funksionimin e shtetit dhe respektimin e rendit kushtetues”, transmeton Klankosova.tv.

The post Koci: Pas vendimit të Kushtetueses, bllokada ka emër – Albin Kurti appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT