E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKoci paralajmëron protestë nëse nuk konstituohet Kuvendi deri në herën e 50-të

Koci paralajmëron protestë nëse nuk konstituohet Kuvendi deri në herën e 50-të

Avokati Arianit Koci ka thënë se nëse deri te dështimi i 50-të nuk konstituohet Kuvendi – të dielën, më 20 korrik, në ora 11:00, para Kuvendit të Kosovës, i fton të gjithë qytetarët të protestojnë me të.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore.

Sipas tij, ato do të kenë një protestë të qartë të funksionojnë institucionet dhe të marrë fund bllokada.

“Kjo çështje na përket të gjithëve. Qytetaria aktive është e domosdoshme. Si shenjë që e kam përkrahjen tuaj, më duhen të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim”.

“Nëse nuk i kam – protestën e vazhdoj i vetëm. P.S. Sipas ligjit, protesta duhet të njoftohet paraprakisht në polici. Prandaj, më duhet ta di me kohë: A do të dal vetëm – apo bashkë me qytetarë të tjerë?”, ka thënë Koci. /Klankosova.tv

The post Koci paralajmëron protestë nëse nuk konstituohet Kuvendi deri në herën e 50-të appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT