30 vjet më parë është nënshkruar Marrëveshja e Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinën, e njohur si Marrëveshja e Daytonit, duke i dhënë fund luftës së përgjakshme në Bosnjë. Lënia jashtë kësaj marrëveshjeje e Kosovës është temë e diskutimit sonte në Rubikon.
Lidhur me këtë çështje, gazetari Melazim Koci ka deklaruar se ka qenë fat i madh që Kosova nuk ka qenë e pranishme, e as e përfshirë në konferencën e Daytonit.
Sipas Koci, në atë kohë ka dominuar një zhgënjimi i madh pse Kosova u la jashtë. Por, ky zhgënjim thotë se nuk ka pasur vend, pasi sipas tij, maksimumi që do të mund të përfitonte vendi do ishte një entitet brenda Serbisë.
“Më kujtohet që ka pasur zhgënjim kur u arrit marrëveshja e Daytonit e u la jashtë Kosova. Por ai zhgënjim nuk ka pasur vend sepse gjendja faktike në Kosova ka qenë tjetër, ka qenë e okupuar në tërësi. Maksimumi që ka mund të fitoj Kosova në atë kohë nëse do futej në Dayton, do ishte një entitet si në Bosnjë brenda Serbisë. Prandaj mendoj se ka qenë rrethanë e favorshme që nuk kemi qenë të pranishëm në Dayton”, tha Koci në Rubikon të Klan Kosovës.
Populli shqiptar sipas Kocit, ka qenë më i favorizuari gjatë viteve të `90, për dy arsye.
“Ndërsa sa i përket periudhës së tërësishme gjatë viteve të `90-99, mendoj se kemi qenë populli më i favorizum nga perëndimi. Për dy fakte: Një vija e kuqe nga ana presidenti Bush nuk është vënë as në rastin e Kroacisë, as në të Bosnjës është vënë për Kosovën. E dyta pas Daytonit, fatkeqësisht për Bosnjën pas luftës së tmerrshme, gjenocidi, spastrimi etnik palët janë trajtuar të barabarta dhe kjo është manifestuar në ankesin katër të marrëveshjes-praktikisht kushtetuta. Nuk është ndëshku pala serba për gjenocidin, përkundrazi është shpërbly me Republika Serbe me 49% të territorit, ndërkaq pjesa tjetër 51% u ka mbetur kroatëve dhe boshnjakëve”, tha Koci. /Klankosova.tv
The post Koci: Ne shqiptarët kemi qenë populli më i favorizuar nga Perëndimi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.