“Koalicioni për Kosovën Fituese” i përbërë nga AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E30 dhe Lista Ideal, do të mbajë sot në Pejë hapjen e fushatës zgjedhore për këtë rajon.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se tubimi do të mbahet në “Arosa Palace” në fshatin Vitomiricë, duke filluar nga ora 17:00.
Tutje theksohet se rajoni i Pejës konsiderohet një ndër zonat me mbështetje të fortë për AAK-në dhe aleatët e saj, dhe se aktivitetet e fushatës do të intensifikohen në të gjitha komunat e këtij rajoni deri në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>