Drejtuesit e Koalicionit për Familje, në vazhdën e vizitave të tyre të planifikuara, sot vizituan fabrikën e kërpudhave Hirano Mushroom në Lipjan, ku u njohën nga afër me procesin e prodhimit dhe zhvillimin e kësaj industrie, e cila ka një rëndësi të madhe për ekonominë lokale.
Pjesëmarrësit u shprehën të impresionuar nga standardet e larta të prodhimit dhe angazhimi i fabrikës për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Drejtuesit po ashtu theksuan rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të tilla që kontribuojnë në krijimin e mundësive të punës dhe rritjen e ekonomisë në nivel lokal.
Kjo vizitë është pjesë e angazhimit të Koalicionit për Familjen për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të promovuar mundësi për punësim dhe mirëqenie për familjet në rajone të ndryshme të Kosovës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>