Në përvjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, drejtuesit e Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, dhe Fatmir Smajli, së bashku me kandidatët për deputetë, bënë homazhe pranë Kullës së tij, duke nderuar veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me këtë rast, drejtuesit e koalicionit shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për kontributin e heronjve të kombit dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të luftës për liri te brezat e ardhshëm.
“Koalicioni mbetet i përkushtuar për të çuar përpara idealet për të cilat heronjtë tanë sakrifikuan, duke punuar për një të ardhme më të drejtë dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e lëshuar. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>