Klubi i Atletikës “Rogana”, ka reaguar ashpër ndaj Federatës së Atletikës së Kosovës.
Sipas këtij klubi, sportisti i tyre Amer Kryeziu, nuk është shpallur sportisti i vitit, ndonëse sipas tyre, ka qenë më i miri duke triumfuar në disa gara.
Gjithnjë sipas këtij reagimi, atleti më i mirë i zgjedhur nga Federata, në kategorinë U12, “i ka të gjitha humbje”. Madje, në reagim thuhet se fituesi i atletit të vitit, edhe me plasman e edhe me rezultat është më i dobët sesa atleti Kryeziu, i cili është zgjedhur si i dyti nga më të mirët.
“Mbrëmë federata atletike e paska zgjedhur atletin më të mirë për vitin 2024. Çuditërisht në kategorinë U12 ‘atleti më i mirë’ zgjidhet atleti që i ka të gjitha humbje nga atleti i dytë si me plasman po ashtu edhe me rezultat”.
“Ju komision/trajner që keni bërë këtë përzgjedhje, a keni një fije turpi e dinjiteti, si gjeni forcë e kurajë t’i futni duart edhe tek djersa e kategorisë më të njomë të sportit, si mundë t’i dëmtoni këta fëmijë qysh në fillet e para të sportit, o të mjerë”, shkruan mes tjerash në reagimin e Klubit të Atletikës “Rogana”.
Për këto pretendime, klubi “Rogana” ka publikuar edhe disa dëshmi, të cilat mund t’i shihni në postimin e bashkëngjitur në këtë artikull.
Më poshtë, ju sjellim të plotë reagimin e tyre, pa ndërhyrje:
Reagim
Atletë të dashur tani e tutje nuk keni nevojë të luftoni për vendin e parë!
Mbrëmë federata atletike e paska zgjedhur atletin më të mirë për vitin 2024, çuditërisht në kategorinë U12 “atleti më i mirë” zgjedhet atleti që i ka të gjitha humbje nga atleti i dytë si me plasman po ashtu edhe me rezultat.
Ju komision/trajner që keni bërë kët përzgjedhje a keni një fije turpi e dinjiteti, si gjeni forcë e kurajo ti futni duart edhe tek djersa e kategorisë më të njomë të sportit, si mundë ti dëmtoni këta fëmij qysh në fillet e para të sportit o të mjerë.
Të dashur sportdashës kët reagim nuk po e bëj për federaten e atletikës dhe sahanlëpirësit e frigacakët e saj por le ta shohin opinioni se deri ku mundë të shkojnë me veprime antisportive këta “ekspertë” turpi nuk ka limit për të tillët.
Atleti që zgjedhet më i miri nuk ka asnjë titull kampioni dhe i ka të gjitha humbje në gara direkte nga atleti i dytë po ashtu me rezultate është larg më o dobët. Atleti ynë Amer Kryeziu është kampion i trefishtë në dic. 60m,300m dhe në kros po ashtu fitues në të gjitha garat e kategorisë së vet por sipas federates për tu zgjedhur më mi miri duhet me qenë i dyti në gara dhe jo i pari. Ne nuk jemi në dijeni që Kosova ka salla të mbyllura apo “indor” për gara e Malisheva st.”Liman Gega” është stadium i hapur, diciplinat në atletikë janë të ndara dhe të rregulluaara nga worlds athletics janë gara të veçanta garat që mbahen në salla dhe ato jashtë sallave rrjedhimisht edhe poentimet i kan të ndryshme, pra diciplina 60m është diciplinë e sallave, nuk mundë të vraponi 60m në ambiente të hapura dhe të përdorni poentimin e sallave kjo nuk ndodhë as në bangladesh sepse është fortë e kjartë kjo dic. i takon sallave, përtej kësaj Amer Kryeziu edhe në 60m në garë direkte e ka mundur atletin e zgjedhur nga federata si dhe në të gjitha diciplinat. Kjo nuk i bën nderë edhe vetë atletit, trajnerit të tij dhe Atletikës në përgjithësi sepse e din edhe ata si është realiteti.
Të dashur sportdashës në vazhdim i keni listat e garave si dëshmi po ashtu do ju sjellim edhe video te garave që dëshmojnë kjartë se kush ishte më i miri për vitin 2024.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>