Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, nuk është më në planet e Fiorentinës, raporton të mërkurën mediumi rus “Euro-Football”.
Klubi italian kishte shfaqur më parë interesim për Dakun, sulmuesin e Rubin Kazanit, me raportime që flisnin për një transferim prej 20 milionë eurosh. Por tashmë, interesimi i Fiorentinës ka zbehur, dhe nuk ka oferta konkrete për futbollistin.
Megjithatë, trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, nuk e ka përjashtuar largimin e Dakut. Ai është pyetur nëse skuadra mund të mbetet pa sulmuesin kosovar:
“Nuk jemi gati. Ne kemi vetëm dy sulmues. Kjo nuk do të duhej të ndodhte në një klub me synime. Por nëse ka një ofertë specifike, nuk do të jemi në gjendje të bëjmë asgjë,” ka thënë Rakhimov.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!