Autorja Alketa Gashi-Fazliu ka prezantuar para lexuesve librin e saj më të ri, të titulluar “Klithma”, një vepër që përmbledh dëshmi dhe rrëfime tronditëse nga pasojat e luftës.
E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Gashi-Fazliu ka shpjeguar edhe arsyen e zgjedhjes së këtij titulli.
“Sot personat e rritur, realisht në librin nuk tregojnë fëmijërinë e tyre, por saktësisht për çka u ndal fëmijëria e tyre, ku u ndal dhe për çka u ndryshua jeta e tyre. Ndërsa ‘Klithma’, sepse ato ishin klithma, piskama, bërtima që erdhën nga gjenocidi serb e ushtruar mbi trupat e tyre të njomë”., tha ajo. /Klankosova.tv


