Klinika “Dent Fix” fiton vlerësim ndërkombëtar për arkitekturë dhe inovacion mjekësor

Klinika “Dent Fix” fiton vlerësim ndërkombëtar për arkitekturë dhe inovacion mjekësor

Një tjetër sukses i madh për Kosovën në arenën ndërkombëtare të inovacionit dhe dizajnit. “Dent Fix” nga Prishtina, nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Fehim Haliti, është shpallur fituese e çmimit “Best Construction Investment in a Regional Dental Clinic” në “Luxury Construction, Architecture & Design Awards 2025” – duke dëshmuar se edhe nga vendi ynë mund të lindin standarde që garojnë me më të mirat e Evropës.

Ky çmim e rendit “Dent Fix” ndër klinikat më inovative, moderne dhe të përkushtuara ndaj ekselencës, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin. Projekti i klinikës, që ndërthur estetikën arkitektonike me teknologjinë më të avancuar dentare, është cilësuar nga juria ndërkombëtare si një model referues për zhvillim profesional dhe standarde të larta në industrinë e shëndetit oral.


Prof. Asoc. Dr. Fehim Haliti, i njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e tij në shërbim të pacientëve, ka shndërruar “Dent Fix” në një qendër referimi për trajtime dentare të standardeve botërore.
Vlerësimi në Sofje vjen si një konfirmim i përmasave ndërkombëtare të punës së tij dhe i përpjekjeve të vazhdueshme për ta vendosur Kosovën në hartën e inovacionit mjekësor evropian.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua dhe ekipin tim, por për të gjithë ata që besojnë se suksesi ndërtohet me punë, përkushtim dhe dashuri për profesionin. ‘Dent Fix’ është dëshmi se edhe në Kosovë mund të krijohen standarde që garojnë me botën,” – u shpreh Prof. Haliti pas marrjes së çmimit.

Ky sukses i ri i “Dent Fix” përfaqëson kurorën e një pune të palodhshme dhe të një vizioni afatgjatë, duke e vendosur klinikën si një shembull të ekselencës në shëndetësinë private dhe si dëshmi se cilësia, etika dhe inovacioni nuk njohin kufij.

Në një kohë kur vendi ka nevojë për shembuj frymëzues, Prof. Fehim Haliti dhe ekipi i tij po dëshmojnë se ekspertiza shqiptare mund të vlerësohet në qendrat më të mëdha të botës, duke ngritur lart emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të arkitekturës dhe inovacionit mjekësor.