Në një eveniment prestigjioz ndërkombëtar të mbajtur në Sofje të Bullgarisë, klinika e mirënjohur “Dent Fix” nga Prishtina, në pronësi dhe menaxhim të Prof. Asoc. Dr. Fehim Haliti, ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e sukseseve shqiptare, duke fituar çmimin ndërkombëtar “Best Construction Investment in a Regional Dental Clinic” në kuadër të “Luxury Construction, Architecture and Design Awards 2025”, një nga platformat më prestigjioze evropiane për arritje në arkitekturë dhe dizajn luksoz.
Ky vlerësim e rendit “Dent Fix” ndër klinikat më inovative, moderne dhe të përkushtuara ndaj ekselencës, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin. Projekti i saj, që bashkon estetikën arkitektonike me teknologjinë më të avancuar dentare, është cilësuar nga juria ndërkombëtare si një model referues për zhvillim dhe standard profesional në industrinë e shëndetit oral.
Prof. Asoc. Dr. Fehim Haliti, i cili prej vitesh është sinonim i profesionalizmit, përkushtimit dhe humanizmit në shërbimin ndaj pacientëve, e ka shndërruar “Dent Fix” në një qendër referimi për trajtime dentare të standardeve botërore. Vlerësimi në Sofje është një konfirmim i përmasave ndërkombëtare të punës së tij dhe i përpjekjeve të pandalshme për ta vendosur Kosovën në hartën e ekselencës mjekësore evropiane.
“Ky çmim nuk është vetëm për mua dhe ekipin tim, por për të gjithë ata që besojnë se suksesi ndërtohet me punë, përkushtim dhe dashuri për profesionin. Dent Fix është dëshmi se edhe në Kosovë mund të krijohen standarde që garojnë me botën,” është shprehur Prof. Haliti pas marrjes së çmimit.
Ky sukses i ri i “Dent Fix” është një kurorë e punës dhe vizionit të një profesionisti që ka ngritur një institucion model në shëndetësinë private dhe një dëshmi e fuqishme se cilësia, etika dhe inovacioni nuk njohin kufij.
Në një kohë kur vendi ka nevojë për shembuj frymëzues, Prof. Fehim Haliti dhe “Dent Fix” po dëshmojnë se ekspertiza shqiptare mund të vlerësohet në qendrat më të mëdha të botës, duke ngritur lart emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të inovacionit dhe arkitekturës mjekësore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!