Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në Klinë, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore si dhe ekipi mjekësor ku të njëjtit e kanë transportuar viktimën në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim mjekësor.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore si dhe ekipi mjekësor ku të njëjtit e kanë transportuar viktimën në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
The post Klinë: Burri e rrah brutalisht gruan, Prokurori vendos ta çojë në Psikiatri appeared first on Klan Kosova.