Peja pret rivalin e kahershëm, Prishtinën, këtë të diele në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja luhet në palestrën “Karagaçi” nga ora 17:00 dhe jepet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, gjegjësisht në Sport 1.
Dy orë më vonë luajnë Bora dhe Vëllaznimi, lojë kjo që emetohet në Sport 3.
Mirëpo aventura e kësaj fundjave e basketbollit kosovar në Art Motion nis të shtunën, nga ora 17:00, ku luajnë Prizreni-Trepça.
Ndërkaq, Golden Eagle Ylli pret në Suharekë Bashkimin nga ora 19:00 në ndeshjen që jepet në Sport 3.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>