Ekipi i Klan Kosovës është i pranishëm drejtpërdrejt nga stadiumi “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Slloveni në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
“Jemi drejtpërdrejt nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ku Kosova, pas pak çastesh, do të përballet me Slloveninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror”, raportoi gazetari Lutrim Islami në lajmet qendrore.
“Formacioni pritet të jetë pothuajse i njëjtë me atë të fitores ndaj Suedisë, një muaj më parë”.
“I vetmi ndryshim është në repartin e mbrojtjes, ku Albion Hajdari do të debutojë për herë të parë me Kombëtaren e Kosovës. Hajdari, rreth një javë më parë, pranoi të veshë fanellën e ‘Dardanëve’”.
The post Klani direkt nga “Fadil Vokrri” sjell atmosferën e ndeshjes kundër Sllovenisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.