Për herë të parë, Klan Kosova ka nisur një bashkëpunim unik me labelin muzikor “Cafe de Anatolia”.
Gazetari Vlorjan Haliti në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tregoi se ky label ka një ekip DJ-sh me shumë talent, të cilët krijojnë muzikë origjinale dhe rikrijojnë hite të njohura me një stil të veçantë, duke arritur miliona klikime në YouTube.
Pikërisht për këtë, ata kanë kërkuar edhe muzikë shqiptare të viteve ’90, duke i rikthyer tingujt e dashur të muzikës së vjetër në një formë bashkëkohore dhe të freskët.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë në publik surpriza muzikore që do të gëzojnë adhuruesit e muzikës nga të gjitha brezat./Klankosova.tv.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:
The post Klan Kosova sjell bashkëpunimin unik me “Cafe de Anatolia” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.