Televizioni lider në vend, Klan Kosova, ka hapur konkurs për një pozitë “Zyrtar/e i/e shitjes”
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë si mëposhtë:
Proceson kontrata për klientë të rinj dhe kujdeset për implementimin e tyre
Bën procesimin e kërkesave të klientëve
Njofton dhe ofron produktet për marketing – klientëve
Përgjigjet tek të gjithë klientët në mënyrë efektive për kërkesat e tyre
Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat
Përfaqëson në mënyrë të denjë mediumin dhe vlerat e tij
Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë që
mund të kenë, si në aspektin teknik, apo në shërbime tjera të kërkuara
Poashtu, pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në
lidhje me marrëveshjet e reja, vazhdime të kontratave dhe kështu ngjashëm
Merret me shitjen e produkteve të “Klan Kosova”
Bënë vizita në terren, realizon takime me klientë në baza javore
Hulumton tregun
Prezanton ofertat për klientët
Përgatitë të gjitha kontratat që të nënshkruhen nga klientët
Përgatitë raporte javore për menaxhmentin
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
– Të ketë diplomë nga Fakulteti Ekonomik, preferohet drejtimi Menaxhment apo
Marketing, mirëpo edhe kandidatët me përgatitje tjetër profesionale dhe të cilët e
konsiderojnë vetën të denjë për të kryer punën e Zyrtarit të Shitjes, janë të
mirëseardhur që të aplikojnë.
– Të ketë përvojë së paku një vjeçare në shitje dhe marketing
– Të ketë njohuri të teknikave të shitjes dhe marketingut
– Të ketë njohuri bazike në fushën e medias
– Të ketë aftësi prezantimi dhe komunikimi
– Të ketë aftësi të shkrimit të raporteve
Është e nevojshme poashtu që të jetë fleksibil dhe i gatshëm për t’u adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë
– Të ketë aftesi të mira negociuese dhe analitike
– Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës
– Të ketë njohuri të gjuhës angleze
– Të ketë patent shofer – Kategoria B
– Të ketë aftësi të përdorimit të “Microsoft Office
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto
dokumente, përmes postës elektronike:
– CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes universitare
– Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse
– Çertifikatat e trajnimeve eventuale
– Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)
Aplikimi bëhet përmes e-mailit – postës elektronike, në: [email protected]
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më 06.01.2025, në orën 16:00.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>