Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeKlan Kosova shpall konkurs për narrator

Klan Kosova shpall konkurs për narrator

TV “Klan Kosova”, shpall:

K O N K U R S

për plotësimin e vendit të lirë të punës, me sa vijon:

  • Narrator – një (1) pozitë

Përshkrimi i Pozitës

Narratori është përgjegjës për realizimin e narracioneve (voice-over) për programe të ndryshme mediale, duke siguruar që përmbajtja të përcillet qartë, saktë dhe në mënyrë profesionale tek audienca.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, janë:

  • Realizon narracion (voice-over) për emisione, dokumentarë, reklama dhe materiale digjitale
  • Lexon dhe interpreton tekste me diksion të qartë dhe ton të përshtatshëm
  • Bashkëpunon me ekipin editorial dhe teknik për realizimin e projekteve
  • Përshtat stilin e të folurit sipas natyrës së përmbajtjes
  • Merr pjesë në incizime në studio dhe ndjek udhëzimet profesionale
  • Respekton afatet kohore dhe standardet e cilësisë
  • Kryen ripërsëritje të incizimeve sipas kërkesës

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet në gazetari, komunikim, aktrim ose fusha të ngjashme)
  • Zë i qartë dhe diksion shumë i mirë (shqiptim i saktë) në gjuhën shqipe
  • Aftësi të mira interpretimi dhe komunikimi
  • Përvojë e mëparshme në narracion/voice-over (avantazh)
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion
  • Njohuri bazike të punës në studio audio (avantazh)

 Kandidatët të cilët aplikojnë për këto vende pune, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes universitare ose të përgatitjes profesionale
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse
  • Letër rekomandime, ose referenca eventuale

Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në:

[email protected]

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më dt. 20.04.2026, në orën 16:00

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT