Kuqezinjtë janë gati për misionin e radhës.
Pas kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, kombëtarja shqiptare do të synojë që të luajë për herë të parë edhe në një Botëror, raporton Klan Kosova.
Shqipëria do të fillojë turin e ndeshjeve kualifikuese në mars të këtij viti.
Ekipi i drejtuar nga Silvinjo aventurën në kualifikime, do ta nisë me udhëtimin drejt Anglisë, më 21 mars, duke nisur nga ora 20:45.
Vetëm tre ditë më vonë, kombëtarja shqiptare i bën konak Andorrës, në terminin e njëjtë.
Njashtu edhe në qershor do tâi ketë dy përballje të tjera. Fillimisht Shqiponjat do të kenë punë me Serbinë me datë 7 qershor në tokën shqiptare.
Pas tre dite do të udhëtojë për t’u përballur me Letoninë.
Në shtator do të ketë një takim, ku do të ballafaqohet sërish me Letoninë, vetëm tani si nikoqir.
Një sfidë tjetër do të ketë në tetor, ku kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Beogradit, për përballjen ndaj Serbisë.
Ndërkohë ciklin kualifikues për Botërorin që do të mbahet në Amerikë, Meksikë e Kanada, Shqipëria do e mbyllë me dy ballafaqime në nëntor.
Fillimisht me Andorrën, në cilësinë e mysafirit me datë 13 nëntor, e tre ditë më vonë e zhvillon ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Anglisë.
Ndryshe, rrugëtimin historik të Shqiponjave, mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>