Disenjatorja Labentinë Shala e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” të mërkurën shpalosi rrugëtimin dhe eksperiencën e saj në “London Fashion Week”.
Pas intervistës së saj, bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje komentuan dhe falënderuan televizionin Klan Kosova dhe moderatoren e emisionit Njomza Aliu për mbështetjen e dhënë këtij eventi.
“Një falënderim i madh për Klan Kosovën dhe Njomza Aliun”, thuhet mes tjerash në komentin që është bërë nga bashkëpunëtorët e “London Fashion Week” në rrjetet sociale.
Brendi Labentine, prezantoi koleksionin e saj me veshje interesante me motive shqiptare.
Dizenatorja tregoi se u inspirua nga hyjnesha e dashurisë dhe bukurisë Venera.
The post Klan Kosova merr falënderim të veçantë nga bashkëpunëtorët e “London Fashion Week” appeared first on Klan Kosova.