Kjo veturë Mercedes Cosworth – dikur e një njeriu të famshëm – tani mund të jetë e juaja

Kjo veturë Mercedes Cosworth - dikur e një njeriu të famshëm - tani mund të jetë e juaja

Një Mercedes 190E 2.3-16 Cosworth, dikur makina e përditshme e Ayrton Senna-s, do të shitet në ankand nga RM Sotheby’s.

Automjeti i rrallë u ble i ri nga kampioni brazilian në vitin 1985, kur ai jetonte në Britaninë e Madhe.


Senna u frymëzua për ta blerë pas fitores në garën e famshme “Race of Champions” në Nürburgring në vitin 1984, ku mundi emra të mëdhenj të Formula 1.

Ai e përdori veturën për rreth 40,000 km, para se ta shiste kur u transferua në Monaco pas kontratës me McLaren.

Sot, makina ka kaluar mbi 248,000 km, por ruan motorin origjinal Cosworth 2.3-litërsh me 185 kuaj fuqi dhe transmicion manual me pesë marshe.

Ajo vjen me dokumentacionin origjinal, përfshirë regjistrimin në emrin e Senna-s, si dhe disa pajisje shtesë të ruajtura në gjendje perfekte.

Ekspertët presin që makina të shitet për një shumë shumëfish më të lartë se vlera e zakonshme e këtij modeli. /Telegrafi/