Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka komentuar deklaratën e Donika Gërvallës, e cila në një tubim elektoral e quajti Ramush Haradinajn gjeneral të vetëshpallur.
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 thotë se “ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO’s”.
“Kjo zoja na njeh mirë – Sa për gjeneral, ndoshta kësaj i bojnë përshtypje, gjeneral që i ka gradu Millosheviqi, po mu nuk më bëjnë përshtypje. Ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO’s.Nuk më vjen mirë kur e dëgjoj këtë zojën, me këtë gjuhë, kjo ka fol edhe në Pejë, edhe më ashpër”.
Tutje, Haradinaj ia kujtoi Gërvallës se si me një nënshkrim fali tokën e Manastirit të Deçanit, raporton GazetaExpress .
“Me ja kujtu kësaj zojës, pikërisht kjo zoja që po shet patriotizëm në mikron në Deçan, është nënshkruesja e faljes së tokës së Manastririt, para 11 muajve. Mas 25 vjete rezistencë të Deçanit, e kryetarit të Komunës që kemi rezistu mos me ju dhon ajo tokë se është zemra e qytetit. Edhe kjo e ka nënshkru në 5 minuta në 12 të natës. Në emër të asaj që Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës, gjë që s’ka ndodh”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>