E diel, 11 Maj, 2025
spot_img
HomeSportKjo ndeshje në Kosovë po pritet të jetë edhe më tensionuese se...

Kjo ndeshje në Kosovë po pritet të jetë edhe më tensionuese se El Clasico, skuadrat bëjnë thirrje për qetësi – Indeksonline.net

18:57 / E Premte, 09 Maj 2025 / Gj. Sh

Nesër zhvillohet një nga ndeshjet derbi në futbollin kosovar.

Dy skuadrat nga Liga e Dytë, Lepenci dhe Sharri do të përballen me njëra tjetrën, shkruan IndeksOnline.

Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është i madh, ku shpeshherë ka pasur tensione e përleshje fizike nga të dyja tifozeritë.

E pak orë nga fillimi i ndeshjes, Lepenci dhe Sharri, përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje tifozëve për qetësi.

“Të dashur tifozë dhe dashamirë te klubit, meqenëse nesër do te luajmë ndeshje kampionale kundër KF Sharrit, dhe tashmë jemi duke shkuar drejt fundit të këtij kampionati, po shpresojmë që edhe nesër ta përfundojmë pa incidente si ndeshjet e tjera, si rrjedhojë, ne si kryesi apelojme tek ju për anim, sjellje fer dhe korrekte ne tribuna.
Problemet dhe eskalimi (eventual) i situatës janë gjërat që më së paku na nevoiten në ndeshjen e nesërme, të cilën ne si kryesi e konsiderojmë ndeshje si gjitha të tjerat dhe jo të një rëndësie të veçantë.
Prandaj, eskalimi i situatës, nesër, neve si kryesi, por edhe juve si tifozë,me shumë gjasë do të na çonte në dënime nga komisioni disiplinor i ligës së dytë!
Kështu që, sa me larg telasheve, por të krijojmë një atmosferë sportive, dhe te japim shembull tek te tjerët!”, thuhet në njoftimin e Lepencit.

I ngjajshem ishte thirrja nga klubi i Sharrit.

“FC Sharri njofton opinionin dhe tifozët e saj se ndeshja e nesërme ndaj KF Lepencit është vetëm një ndeshje sportive, dhe asgjë më shumë.

Ky është një duel i rëndësishëm në kuadër të kampionatit, por i tillë duhet të mbetet – në fushë, me korrektësi dhe në frymë sportive.

𝐉𝐮 𝐛ë𝐣𝐦ë 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳ë𝐯𝐞 𝐭𝐚𝐧ë 𝐪ë 𝐭ë 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐨𝐣𝐧ë 𝐥𝐚𝐫𝐠 ç𝐝𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐨𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐩ë𝐫𝐤𝐚𝐭ë𝐬𝐞.

𝐍ë 𝐤ë𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦, 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐣𝐦ë 𝐪ë 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐮𝐝𝐡ë𝐭𝐢𝐦 𝐧ë 𝐦ë𝐧𝐲𝐫ë 𝐭ë 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 drejt stadiumit të ndeshjes, për të shmangur çdo situatë të padëshiruar.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe përkrahjen që na jepni çdo javë.
Së bashku për Sharri – gjithmonë me zemër, por gjithmonë me maturi.”, thuhet në njofim./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT